Çfarë po ndodh? Lëvizje dhe emërime surprizë në Policinë e Shtetit

Çfarë po ndodh? Lëvizje dhe emërime surprizë në Policinë e Shtetit

Kreu i Policisë Shtetit, Ilir Proda ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë. Kështu bëhet me dije se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan. Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.