Çfarë konsumojnë shqiptarët, analizat zbulojnë nivelin e proteinave te bukët

Çfarë konsumojnë shqiptarët, analizat zbulojnë nivelin e proteinave te bukët

Një prej problemeve më masive që konstatohet tek bukët është niveli i proteinave. Ky tregues përbën një prej drejtimeve kryesore që ndiqen edhe në praktikat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Referuar udhëzuesve dhe manualëve zyrtarë të miratuar, niveli i proteinave duhet të jetë në masën 12 %. “Do të duhet patjetër që të gjitha dyqanet, është edhe ligji për vlerat ushqyese të bukës, që do të thotë etiketa ushqimore, e di që buka shitet brenda ditës apo të nesërmen por përsëri do të duhej që për secilën prej atyre bukëve që shiten në dyqane duhet të ketë një analizë që përcakton vlerat ushqimore të secilës prej tyre pasi përbërja shpesh herë është komplet e ndryshme nga njëra-tjetra”, u shpreh Sokol Abazi, kimist.Në mostrën e...