Cërrik, aksident i rëndë në vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital

Cërrik, aksident i rëndë në vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të Dielë rreth orës 14:05 në aksin rrugor Cërrik-Belsh , ku një autoveturë e drejtuar nga një femër ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha nga njëra anë në tjetrën. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur të moshuarën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat. Menjëherë pas aksidentit, autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë të ngjarjes, kanë mbërritur në vendngjarje. E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Automjeti i...