CEO i SIGAL IG: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

CEO i SIGAL IG: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

Ditën e djeshme, emisioni “Shtylla” në KOSOVAPRESS, transmetoi një intervistë të CEO-s së SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari. Avni Ponari u ndal te historiku i themelemit të SIGAL, duke filluar që nga ideja e emrit, që nga ditët e para të themelimit të biznesit e deri te zgjerimi gradual në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut. Këtu gjeni intervistën e plotë, video në youtube të emisionit: CEO i SIGAL Insurance Group rrëfeu që kalimi në vitit 1992 në një kompani sigurimesh, si drejtues i departamentit të marinës në kompaninë shtetërore, ishte lidhja e tij e parë me sigurimet, nga ku më pas, në vitet 1993-1994 kreu disa kurse profesionale në kompanitë më të mëdha prestigjioze në Evropë, përfshirë edhe Lloyd’s në...