Celularët jo më ‘minierë ari’ për SPAK, ja kufizimet e Gjykatës Kushtetuese për marrjen e të dhënave

Celularët jo më ‘minierë ari’ për SPAK, ja kufizimet e Gjykatës Kushtetuese për marrjen e të dhënave

SPAK nuk mund të prekë çdo të dhënë në telefon… Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i vendos fre praktikës së sekuestrimeve të pakufizuara të celularëve nga Prokuroria e Posaçme, duke vendosur një standard të ri kushtetues për mbrojtjen e jetës private dhe të dhënave personale. Bëhet fjalë për çështjen e Onejda Ymerajt, e cila nuk ishte subjekt nën hetim, por iu sekuestrua celulari pa vendim gjykate dhe iu ekstraktuan të gjitha të dhënat, përfshirë korrespondencë dhe informacione sensitive të palidhura me hetimin. Në një analizë të gjatë dhe të detajuar, Kushtetuesja ka rrëzuar arsyetimin e SPAK dhe të gjykatave të zakonshme që kishin legjitimuar sekuestrimin total të përmbajtjes së telefonit. Gjykata thekson se çdo ndërhyrje në jetën private duhet të jetë e justifikuar, e...