Çanta e dyshimtë në Tiranë, reagon policia: Pas hapjes së valixhes u konstatua…
Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit lidhur me një valixhe të dyshimtë që u gjet në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar. Shërbimet e Policisë pas njoftimit rrethuan vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.
Burimi:
sot.com.al