Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Çam – Çështje Am Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
Nga Arian Galdini Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat! Një vulë mbi letër. Një datë që nuk lëkundet. Një emër që nuk fshihet. Një afat që e detyron shtetin të mos ikë nga barra e marrjeve të përgjegjësive të plota. Ky nuk është zbukurim. Është ora e ligjit, çasti kur pushteti pushon së qenuri zë dhe bëhet përgjigje, kur fjala zbret nga tribuna dhe hyn në zyrë, kur qytetari pushon së luturi dhe nis të kërkojë si i barabartë. “Kur shteti shqiptar merr përgjegjësi të plota” do të thotë, pritja merr fund si zakoni më i poshtër, dera merr roje, harresa pushon së qenuri mënyrë pune. Do të thotë një përgjigje e shkruar, e datuar, e nënshkruar, me përgjegjës të emërtuar. Çamëria...