Çahet rruga Skrapar-Përmet, bllokohet prej 3 orësh hyrja për në qytet

Çahet rruga Skrapar-Përmet, bllokohet prej 3 orësh hyrja për në qytet

Rruga Skrapar-Përmet, ka pësura dëmtime. Siç shikohet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran, për shkak të rrëshqitjes së dheut është çarë asfalti. Gjithashtu një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan,në afërsi të Përmetit. Si pasojë e kësaj, hyrja në qytetin e Skraparit është bllokuar prej 3 orësh. Situatën e ka vështirësuar edhe rrëshkitja e masivëve shkëmbor në rrugë. Autoritetet po punojnë për hapjen e aksit rrugor