Çahet edhe asfalti i rrugës Përmet-Skrapar
Një tjetër rrugë është dëmtuar në vend, teksa juglindja vijon të mbetet e paralizuar që prej fundjavës së kaluar, duke krijuar një situatë kaotike. Dëmtime aksesh raportohen edhe në qarkun e Beratit. Mësohet se është çarë asfalti i rrugës Skrapar-Përmet, duke bllokuar prej 3 orësh hyrjen në qytetin e Skraparit, për shkak të rrëshqitjes së masivëve shkëmbor në rrugë. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog-Çepan, në afërsi të Përmetit. Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur rrëshqitje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional. Rruga mësohet se ka përfunduar në 2019-ën dhe punimet janë kryer nga firma “Salillari”.
Burimi:
argjiroja.net