Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie. “Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal. Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.
Burimi:
opinion.al