Bufoni i Sorosit u kthye në dadon e Ivankës, prandaj mungoi në Davos

Bufoni i Sorosit u kthye në dadon e Ivankës, prandaj mungoi në Davos

Bufoni i Sorosit pësoi fiaskon e radhës. Donald Trump nuk e thirri në Davos për të firmosur themelimin e Bordit të  Paqes duke treguar se nuk ka asnjë përmirësim të raporteve me administratën e re amerikane. Pelivani dymetrosh nuk ja hodhi dot as kësaj radhe. Pasi u përpoq të na e shiste ftesën kolektive të presidentit Amerikan, si meritë të inteligjencës së tij, të lidershipit të tij apo dhe talentit të tij, duke propaganduar këtë ftesë si shpëtim të tij nga zullumet korruptive. Pasi vërsuli gjithë lukuninë e deputetëve sahanlëpirës të shpërndanin si fitore të jashtëzakonshme një ftesë për 100 shtete, si dhe vërsuli baterinë e tenxhereve mediatike të nxirrnin në pah legjendarin Ramë si shpëtimtar i raporteve me SHBA, kryeministri ndërmori nismën për të...