Buçpapaj dyshohet se e qëlloi me thikë sepse i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë

Buçpapaj dyshohet se e qëlloi me thikë sepse i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë

Kanë dalë pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Fillimisht krimi u përfol se kishte ndodhur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima kishte bërë ndaj gruas së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj, por kjo pistë u rrëzua. Sipas dëshmisë së gruas së tij, bëhet e ditur se bllokimi i rrugës ka qenë arsyeja e vërtetë e konfliktit. Mësohet se Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim, i ka rënë borisë për t’i hapur rrugën, por viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë e ofenduar. Egli Pashollari 31 vjeç mbeti i vrarë pak ditë më parë, pasi u qëllua me thikë pas shpine rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjës”...