Britma dhe tone të forta/ Një prej protestuesve të Rrjollit humb ndjenjat

Britma dhe tone të forta/ Një prej protestuesve të Rrjollit humb ndjenjat

Sërish përplasje mes banorëve të Rrjollit dhe policisë, në kantierin e ndërtimit ku po ndërtohet një resort. Siç shihet nga pamjet, banorët kanë shkuar sërish në kantier, ndërsa një prej tyre është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Po ashtu mes protestuesve që përplasen me policinë ka dhe gra. Banorët e Rrjollit ishin mëngjesin e sotëm para drejtorisë së Policisë së Shkodrës, ku pritën lirimin e 6 protestuesve, ndërsa thanë se nuk do të tërhiqen deri në mbrojtjen e tokave të tyre.