Brenda banesës ku jetonin tre fëmijët e mitur në Durrës, ish-vjehrra e 33-vjeçares: Si jetohet kështu?!
33-vjeçarja, Blerina Basha, dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës. Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregon tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesën ku jetonin në Durrës. Në pamje dëgjohet duke komentuar kushtet e banesës dhe duke vënë në dyshim kujdesin e nënës ndaj fëmijëve. Sipas videos, në shtëpi vërehet rrëmujë dhe papastërti, ndërsa fëmijët shprehen se nuk kanë ujë. Rrobat dhe sendet e shtëpisë duken të shpërndara nëpër dysheme dhe edhe ambientet sanitare shfaqen në gjendje të papastër. Nga ana tjetër, nëna e fëmijëve ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kurth të organizuar nga ish-vjehrra, duke mohuar akuzat dhe duke deklaruar se kujdeset rregullisht dhe siç duhet për të miturit. Rasti...
Burimi:
sot.com.al