Botohet në Fletoren Zyrtare lirimi nga detyra e Ilir Prodës

Botohet në Fletoren Zyrtare lirimi nga detyra e Ilir Prodës

Lirimi nga detyra i Ilir Prodës është botuar në Fletoren Zyrtare. Ai është shkarkuar nga posti i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij është emëruar Sokol Bizhga. Sipas Ministrisë së Brendshme, Proda u shkarkua me arsyetimin se gjatë protestës kombëtare të opozitës të 28 shkurtit nuk u ruajt rendi dhe siguria e qytetarëve. Derisa pasuesi i Ilir Prodës të zgjidhet me konkurs, Sokol Bizhga do të qëndrojë në këtë detyrë derisa. Pjesë e garës do të jenë të gjitha ata që mbajnë gradën Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë në Policinë e Shtetit.