Bota në prag të Luftës së Tretë? Diplomati Bimo: Retorika bërthamore e liderve botërorë po e çon situatën drejt…
Ish-ambasadori dhe njohësi i gjeopolitikës Roland Bimo ka zbërthyer situatën aktuale ndërkombëtare, duke e krahasuar periudhën që po jeton sot bota me pragun e Luftës së Parë Botërore. Në një intervistë televizive, Bimo u shpreh se zhvillimet aktuale globale “ngjajnë si dy pika uji” me realitetin para vitit 1914. Sipas tij, kriza në Venezuelë, tensionet në Atlantikun e Veriut me të ashtuquajturën “flotë hije”, si dhe pikat e nxehta në zona të tjera të globit, përbëjnë elementë shumë të rrezikshëm që po sinkronizohen drejt një përplasjeje të madhe globale. Megjithatë, Bimo thekson se dallimi kryesor nga periudha para Luftës së Parë Botërore është ekzistenca e armëve bërthamore, të cilat paradoksalisht përbëjnë një faktor frenues. “Sa tragjike që tingëllon, ekzistenca e armëve bërthamore është shpresa”, u...
Burimi:
sot.com.al