Bordi i Paqes, Rama: Përcolla shqetësimin për maskaradën ndaj ish-liderëve të UÇK
Kryeministri Edi Rama tha së gjatë mbledhjes së parë të Bordit të Paqes në Uashington, arriti të përcjellë botërisht “shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës“. Në podkastin e tij “Flasim”, kreu i ekzekutivit tha se tashmë ka “besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë”, “e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”. Sa i përket Bordit të Paqes, numri një i qeverisë tha se “Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale”. Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama...
Burimi:
opinion.al