Bora ‘pushton’ fshatrat e Librazhdit, numër i lartë turistësh drejt destinacioneve malore
Fundjava që lamë pas u shoqërua me fluks të madh turistësh drejt destinacioneve malore më të preferuara të bashkisë së Librazhdit, për shkak të mbulimit të tyre me sasi të madhe dëbore. Ndërsa qindra vizitorë kishin zgjedhur Parkun Kombëtar të Shebenikut si destinacion kryesor, rruga nga Shkalla e Lunikut drejt fshatit turistik të Fushë Studen u shndërrua në një “kurth” për shkak të shtresave të akullit, duke e bërë të pamundur udhëtimin. Në këto kushte, shumë grupe të tjera të apasionuar pas aventurës zgjodhën të përshkonin një pjesë të rrugës antike Egnatia, e cila lidh fshatrat Spatharë, Dardhë dhe Xhyrë, duke shijuar pamjet panoramike dhe përrallore të natyrës së kësaj zone. Rruga Egnatia ka gjithçka ,histori, natyrë dhe aventurë. Një grup të rinjsh shqiptarë, kryesisht...
Burimi:
sot.com.al