Bllokohet sërish rruga Gjirokastër-Tepelenë
Aksi Gjirokastër-Tepelenë është bllokuar sërish për shkak të rrëshqitjes së dheut si pasoje e reshjeve të shumta të shiut gjatë gjitha javës. Intertet kanë bllokuar aksin në afërsi të kthesës së fshatit Hormovë. Në vendngjarje punonjësit e firmës konçensionare po punojnë për largimin e baltës nga rruga. Ky aks ka qenë problematik që ditët e para kur fillua reshjet intensive të shiut në vend, për shkak rrëshqitje të herëpashershme të dheut dhe të inerteve nga ana e malit.
Burimi:
argjiroja.net