Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi dhe festat e Vitit të Ri

Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi dhe festat e Vitit të Ri

Prej dy ditësh, qarkullimi në aksin rrugor Strugë-Qafë Thanë është plotësisht i paralizuar, duke mos lejuar kalimin e asnjë mjeti në të dy drejtimet. Shkak i bllokimit është rrëzimi i një autoboti të mbushur me gaz, ngjarje që ka detyruar autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut të ndalojnë totalisht lëvizjen, për të shmangur rreziqe serioze për sigurinë e mjeteve dhe qytetarëve. Gjatë ditës së sotme është ndërhyrë me mjete të rënda dhe vinç, me qëllim largimin e autobotit nga rruga, por përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat. Sipas burimeve zyrtare, puna pritet të vijojë edhe ditën e nesërme, ndërsa nuk ka ende një afat të qartë nëse rruga do të hapet më 1 janar apo jo. Bllokimi ka sjellë pasoja të edhe në pikat doganore, duke...