Bllokohet dalja në det në Lagunën e Naftës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Bllokohet dalja në det në Lagunën e Naftës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Kanali kryesor që lidh Lagunën e Nartës në Vlorë me detin është bllokuar totalisht. Uji nuk qarkullon më si duhet dhe laguna po mbushet. Në terren ka zbritur eskavatori dhe puna për hapjen e tij pritet të nisë menjëherë. Sipas burimeve në zonë, kanali duhet të thellohet rreth 1.5 metra që të largohet uji i tepërt dhe të rikthehet shkëmbimi normal me detin. Problemi nuk lidhet me rritjen e nivelit të detit, por me mungesën e mirëmbajtjes. Deri në nëntor, mirëmbajtja bëhej nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë. Por kontrata ka skaduar dhe ende nuk është rinovuar nga Ministria e Bujqësisë. Procesi është në pritje. Tani ndërhyrjen për hapjen e kanalit po e bën Bordi i Kullimit me mjetet e veta. Ndërkohë është konstatuar...