Bllokohet 1 ton mjaltë në kufi me Greqinë, do i nënshtrohet analizave për sigurinë ushqimore
Dogana e Kapshticës ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, pasi dyshohet se nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Përmes një njoftimi, Dega e Doganës Kapshticë ka bërë të ditur se kjo sasi mjalti kishte ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë. Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se kjo sasi mjalti do të qëndrojë e bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore. Njoftimi i Doganës Kapshticë: Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të...
Burimi:
argjiroja.net