Bllokimi i rrugës Librazhd- Prrenjas/ E sëmura me dializë: Duhet të shkoj çdo dy ditë në spital
Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetinOrganizata Together for Life i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të garantojë vijimin e marrjes së shërbimeve për pacientët e juglindjes me nevoja shëndetësore imediate, në kushtet e bllokimit të qarkullimit prej katër ditësh në qytetet e prekura nga rrëshqitjet e tokës në aksin Librazhd–Prrenjas.Organizata jofitimprurëse Together for Life, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kryesisht të shtresave në nevojë, ka reaguar lidhur me situatën e bllokimit të qarkullimit në juglindje të Shqipërisë, që po ndikon në mirëqenien dhe shëndetin e pacientëve, të cilët e kanë të nevojshëm udhëtimin nëpërmjet aksit nacional Librazhd–Prrenjas.Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për reagim të menjëhershëm me një plan konkret...
Burimi:
sot.com.al