Bllokimi i kamionëve në juglindje, Doganat: Shtojmë kapacitetet në Kakavijë dhe Bllatë
Doganat thonë se kanë marrë masa konkrete për të garantuar vijimësinë e qarkullimit të mallrave dhe kryerjen e formaliteteve doganore pas situatës së krijuar me bllokimin e aksit Librazhd- Përrenjas për shkak të rrëshiqtjes së dherave. Drejtori i Doganave, Besmir Beja, në një konferencë për mediat sot bashkë me zyrtarë tjerë, tha se për të shmangur pengesat në procedurat doganore, janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare; Bllatë (Dibër), për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj; Kakavijë, për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj. Më poshtë pjesë nga deklarata. Janë ndërmarrë masa për përforcimin e kapaciteteve logjistike dhe shtimin e personelit në degët kufitare Bllatë dhe Kakavijë, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar dhe...
Burimi:
argjiroja.net