“Bllokim total, problemet do zgjasin…”/ Mosfunksionimi i “e-Albania”, eksperti IT zbulon detajet: Ka lidhje me…

“Bllokim total, problemet do zgjasin…”/ Mosfunksionimi i “e-Albania”, eksperti IT zbulon detajet: Ka lidhje me…

Eksperti IT, Besmir Semanaj foli sot në një emision televiziv, në lidhje me mosfunksionimin e portalin online të shërbimeve “e-Albania”. Sipas ekspertit, problemi teknik qëndron tek sistemi i gjendjes civile dhe kjo ka sjellë bllokim dhe të shërbimeve të tjera. Megjithatë, Semanaj shtoi se problemet kanë lidhje dhe me hetimi ne SPAK mbi AKSHI-n dhe kompanitë e lidhura me skandalin e tenderave. “Në pamje të parë duket problem teknik, sepse që në fillim të javës janë shfaqur probleme. Ditën e hënë ishte faqja e AKSHI-t dhe disa faqe të thera interneti nuk funksiononin. Pastaj kemi patur ankesa nga qytetarët që nuk merrnin dot shërbime të ndryshme. Nga ajo çfarë kam mësuar kemi të bëjmë me një problem të sistemit të gjendjes civile, pasi e-Albania është...