Bllokim i qarkullimit në “Kthesat e Dragostunjës”/ Policia apel: Drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan-Elbasan

Bllokim i qarkullimit në “Kthesat e Dragostunjës”/ Policia apel: Drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan-Elbasan

Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së dielë, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës” në dalje të qytetit të Librazhdit. Sipas të dhënave zyrtare, bllokimi i qarkullimit vazhdon ende, duke pamundësuar kalimin normal të mjeteve në këtë segment rrugor. Nga ora 12:00 e në vijim, shërbimet përkatëse të policisë rrugore janë vendosur në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, si dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative. Konkretisht, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po orientohen të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të...