Blindi “Shota”, simbol i fuqisë dhe inovacionit/ Merr formë në Industrinë e Mbrojtjes “Made in Albania”
“Shota”, makina e parë ushtarake shqiptare e blinduar, është kthyer në simbol fuqie dhe inovacioni për industrinë e mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë një video të “Shotës” në rrjetet sociale duke theksuar se prodhimi “Made in Albania” tashmë është realitet. “Mirëmëngjes me Shota – simbol i fuqisë dhe inovacionit që po marrin formë në industrinë e mbrojtjes ‘MADE IN ALBANIA’. Nuk është më ambicie, është realitet!”, shkruan Nufi. Kujtojmë që prodhimi i makinave ushtarake është edhe një prej drejtimeve që kryeministri Rama ka thënë se do të sjellë investime në industri, si dhe do të hapë më shumë vende pune duke fuqizuar njëkohësisht këtë sektor ekonomik.
Burimi:
ntv.al