BIRN: Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

BIRN: Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

BIRN: Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të çojë përpara nismën ligjore që bllokon masën e pezullimit nga detyra për anëtarët e kabinetit të tij, sikurse edhe ndryshime të tjera në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, pavarësisht shqetësimeve se këto nisma mund të jenë një kërcënim për funksionimin e shtetit të së drejtës. Nisma që propozon ndryshim të Kodit të Procedurës Penale mori shkak nga vendimi për pezullimin nga detyra të ish zv.Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukurës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. “Ai është një ndryshim i domosdoshëm që do bëhet, siç e kemi thënë dhe është në proces dhe do votohet, nuk diskutohet...