BIRN: Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual
Një projektligj për ndryshimin e ligjit të vitit 2022 për funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore, i inicuar nga deputeti socialist, Ramion Kurti, u miratua të hënën në dy komisione parlamentare. Në projektligj futet për herë të parë përkufizimi ligjor për funksionimin virtual, ndërkohë që ligji në fuqi përkufizonte vetëm një park fizik, i cili aktualisht nuk ekziston. Sipas dispozitave të reja, veprimtaritë e parashikuara në parkun teknologjik “mund të zhvillohen në mënyrë virtuale/në distancë…” dhe se “veprimtaria e parkut virtual/në distancë fillon me lidhjen e marrëveshjes midis zhvilluesit dhe institutionit përgjegjës”. Parku teknologjik “Durana” u planifikua të vendoset në Xhafzotaj të Durrësit, me qëllim tërheqjen e investimeve vendase dhe të huaja për kompanitë e IT, universitete apo nomadë digjitalë. Sipas ligjit, për bizneset që...
Burimi:
sot.com.al