BIRN: Kolapsi i ‘Self-Care’ krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset dhe profesionistët e lirë
Bizneset dhe profesionistët e lirë po përballen me mungesë aksesi në platformën online të fiskalizimit, duke krijuar vështirësi për ushtrimin normal të aktivitetit të tyre ekonomik. Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të platformës së fiskalizimit “Self-Care”, që menaxhohet nga e-Albania. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe biznesit, ky mosfunksionim i shërbimeve të teknologjisë së informacionit sjell kolaps në financat e bizneseve dhe pasoja ligjore për sipërmarrjet e tyre. “Po ndjek me shqetësim problemet e platformës së fiskalizimit, e cila prej disa ditësh nuk po funksionon plotësisht dhe, në praktikë, ka bllokuar totalisht kryerjen e një sërë procesesh nga bizneset”, i tha BIRN-it Julian Saraçi,...
Burimi:
sot.com.al