BIRN: Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Tre vjet pas hartës së re gjyqësore, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po e humbet betejën me stokun e dosjeve që shtohen pavarësisht rritjes së numrit të gjyqtarëve dhe numrit të shqyrtimeve, me një kosto të pallogarishme për qytetarët që kërkojnë drejtësi. Bashkim Bulku, 75 vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjendej në radhë përballë një dritareje shërbimi në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të mësuar se padia e tij për pronën ishte rishortuar te një gjyqtar tjetër. “E merr një Nastradin, e lë një Nastradin”, thotë Bulku i nervozuar për zvarritjen gjyqësore. “Kam 35 vjet unë, isha 40 vjeç kur e nisa, jam 75 tani. Këta të...
Burimi:
sot.com.al