Bien në pranga dy të rinj në Kukës, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Bien në pranga dy të rinj në Kukës, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi u kapën me lëndë narkotike në automjetin me të cilin qarkullonin në qytetin e Kukësit. Sipas policisë, të rinjtë dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike në doza në zona të ndryshme të qytetit. Njëri prej tyre, një 16-vjeçar, drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Nga kontrolli i automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, e cila ndodhej në bagazh, si dhe automjetin që përdorej për shpërndarjen e saj. Në pranga janë vënë 16-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe shtetasi M.M., 22 vjeç, pronari i automjetit. Ndërkohë, një tjetër 16-vjeçar që ndodhej si pasagjer është proceduar penalisht në gjendje të lirë.