Bien çmimet e materialeve të ndërtimit, por jo për shqiptarët

Bien çmimet e materialeve të ndërtimit, por jo për shqiptarët

Importet e materialeve të ndërtimit në vlerë pësuan ulje këtë vit, por në sasi ato u rriten për shkak se çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare ishin më të ulëta. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sasia e materialeve të importuara është rritur lehtë në rreth 1.26 milionë tonë në 11-mujor ose rreth 1.3% më shumë . Kjo tregon se volumi fizik i materialeve ka qenë disi më i lartë. Në të kundërt, vlera totale ka shënuar rënie të ndjeshme. Ajo ka zbritur nga rreth 111.2 miliardë lekë më 11 mujorin 2024 në 103.3 miliardë lekë këtë vit, me një tkurrje prej afro 7.9 miliardë lekësh, ose 7.1%. Për rrjedhojë ecuria e çmimit për kilogram, ka pësuar ulje me 8 për qind për periudhën në...