Bie në prangat e policisë 43-vjeçari/ Përplasi me kamion këmbësorin, mësohet se shoferi…
Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili, në ambientet e portit “Porto Romano”, duke drejtuar kamionin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një këmbësor 43-vjeçar. I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
sot.com.al