Bie në prangat e policisë 36-vjeçari/ Shiste kokainë të ndarë në doza, sekuestrohen…
Shiste kokainë në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në dhjetëra doza me qëllim shitjen, që iu gjet të arrestuarit, automjeti dhe celulari i tij. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Midnight”. Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi: -E. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga...
Burimi:
sot.com.al