Bie në prangat e policisë 33-vjeçari/ Kreu dy vjedhje në markete, në qytetin e Vlorës
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. 33-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, i 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht: Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se...
Burimi:
sot.com.al