Bie në prangat e policisë 32-vjeçari/ Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe ishte në kërkim

Bie në prangat e policisë 32-vjeçari/ Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe ishte në kërkim

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi shkaktoi një aksident në Sukth. Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 32-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa pemë. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte person në kërkim dhe i dënuar më parë me burgim për mashtrim tatimor. Nga verifikimet e mëtejshme u konstatua se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2024 me 2 vite burgim për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sipas Policisë, në vitin 2022, i arrestuari ka administruar një subjekt tregtar, për llogari të të cilit janë lëshuar fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Subjekti i tij, së bashku me 12 subjekte të...