Bie në prangat e policisë 30-vjeçari/ 11 grabitje me armë, dogji një makinë, kërcënoi dhe ish-vjehrrën

Bie në prangat e policisë 30-vjeçari/ 11 grabitje me armë, dogji një makinë, kërcënoi dhe ish-vjehrrën

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Koordinimi”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i një serie vjedhjesh nën kërcënimin e armës. Gjatë vitit 2025 dhe janarit të këtij viti, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës. Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij. Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, hetimeve të thelluara për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura përgjatë vitit 2025 dhe janarit 2026, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksioni i Mbështetjes Operacionale i DVP Lezhë kanë...