Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë
Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Një masiv shtufor ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë.Kjo ka shkaktuar radhe të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës. Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të larguar baltën shtufore.
Burimi:
argjiroja.net