Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Krishtlindjes, një prej më të rëndësishmeve të besimit të tyre. Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në mesnatë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për meshën tradicionale të Krishtlindjes, ndërsa për besimtarët ortodoksë, ajo zhvillohet mëngjesin e 25 dhjetorit në Katedralen Ringjallja e Krishtit. Krishtlindja është një nga festat më të rëndësishme të krishterimit dhe festohet çdo vit më 25 dhjetor nga shumica e të krishterëve në mbarë botën. Kjo festë përkujton lindjen e Jezu Krishtit në Betlehem, një ngjarje themelore në doktrinën e krishterë, e cila shënon ardhjen e Birit të Perëndisë në botë për shpëtimin e njerëzimit. Sipas Ungjijve, Jezusi lindi nga Virgjëresha Mari, në kushte të thjeshta, në një stallë, dhe u vizitua...
Burimi:
opinion.al