Berisha: Sulmuam vilën e ish diktatorit se menduam se atje jeton Rama. Por na mashtruan agjentët e infiltuar

Berisha: Sulmuam vilën e ish diktatorit se menduam se atje jeton Rama. Por na mashtruan agjentët e infiltuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas protestës së sotme se sulmi ndaj shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha erdhi si pasojë e një “mashtrimi” nga agjentë të infiltruar. Sipas Berishës, “agjentë të policisë kriminale” kanë përhapur informacionin se në atë banesë jetonte kryeministri Edi Rama, çka – sipas tij – ka nxitur reagimin e protestuesve. “E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave. Por Edi Rama nuk banonte aty. Banon në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut”, u shpreh Berisha, duke shtuar se “agjentë të infiltruar” tentuan të devijonin protestën. Ai e cilësoi protestën si “madhështore dhe paqësore”, ndërsa akuzoi drejtues të policisë për dhunë dhe i quajti “vasalë” të kryeministrit. Deklaratat e Berishës vijnë pasi gjatë protestës...