Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryetari i PD, Sali Berisha, nga protesta e PD para Kryeminitrisë ‘shigjetoi’ kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Edi Rama, pasi i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur me paratë tuaja të bëhet multimiliarder, me pasuritë tuaja publike. Ish-kryeministri e quajti Ramën “kapobandë” dhe akuzoi qeverinë për përdorimin e administratës për kontroll të zgjedhjeve dhe për pasurim të paligjshëm. ‘Ju flas sot në një moment kritik të kombit. Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo pushtim dhe epidemi. Shqiptarët ne 10 vite të këtij regjimi kanë shkuar pas 100 vite për lindshmërinë e tyre. Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë sepse Rama pasi i shëndërroi zgjedhjet në farsë...