Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët

Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët

Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu bashkuan Sali Berishës në seli. Kreu i PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkonte me çdo kusht përleshjen e demonstruesve me policinë. Berisha iu tha policëve të mos bëhen ushtarë të Ramës, ndërsa tha se protestuesit në asnjë moment nuk përplasen me policinë, por do përleshen me Ramën. Berisha ‘shfrenoi’ fantazinë duke thënë se Ramën do e hedhin në Lanë. “Nëse je burrë, ia thash dje, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur. Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë. Demonstruesit do përleshen me Ramën dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve, ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njeriu që...