Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

Berisha akuzoi Ramën se duke penguar drejtësinë po vë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalimit mbajtur në Foltoren e PD, ka refuzuar kërkesën e Bashkimit Europian për të mos penguar drejtësinë, duke vënë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas Berishës, mesazhi që i ishte përcjellë Ramës në Bruksel ishte i qartë: të mos pengohej drejtësia, përndryshe Shqipërisë do t’i mbyllej dera e integrimit. Por, sipas tij, përgjigjja e Kryeministrit ishte refuzuese. “Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën, sepse lëkurën time nuk e shes kurrë dhe Lubinë nuk e dorëzoj, pasi po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time”, u shpreh Berisha. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të martën t’i bashkohen protestës pasi...