Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe qeverinë e Iranit si një regjim diktatorial. Berisha e cilësoi këtë si një deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. “Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob”. Berisha gjithashtu dënoi sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, të cilat i konsideroi vende mike të Shqipërisë. Ai po ashtu mbështeti përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për atë që e cilësoi si “përmbysjen e diktaturës mizore teokratike...
Burimi:
opinion.al