Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Sali Berisha deklaroi se nuk ka pasur dhe nuk ka ndërmend të përgatisë liderin pasardhës të Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo është detyrë e qytetarëve. Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale kreu demokrat theksoi se misioni i tij është largimi i regjimit aktual. “Ajo që jam unë në këtë mision, largimi i këtij regjimi. Por shqiptarëve dhe çdo njeriu, i them se kurrë nuk kam menduar dhe nuk mund të mendoj të përgatis liderin pasardhës. Ajo nuk është detyra ime. Jo, ajo është e qytetarëve. Sali Berisha ka borxh t’u shërbejë atyre me ndershmëri, me vendosmëri, me transparencë, gjersa ata t’i besojnë”. Berisha mohoi që zgjedhja e Lulzim Bashës si kreu i PD-së në shtator të vitit 2013, të ketë qenë vendim i...