Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Berisha largon Salianjin si drejtues politik, vetëm 3 ditë para protestës
Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës, të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë. Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve. Salianji kishte ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën, duke u fokusuar te aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale. Pikërisht ky angazhim është...