Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit I. H. Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me lejen përkatëse, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për ndërtimet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.