Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Berberi dhe Balluku më bënë presion”/ Dëshmia e vartëses së zv.kryeministres në SPAK: Kreu i ARRSH më detyroi të…
Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Mirzeta Kashnica është shprehur në SPAK se tek procedura e parë e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues. Ajo deklaron se këtë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme...