‘Beqiri bleu një jaht luksoz, e regjistroi në emër të punonjëses së Soft&Solution’, detaje nga dosja e AKSHI-t

‘Beqiri bleu një jaht luksoz, e regjistroi në emër të punonjëses së Soft&Solution’, detaje nga dosja e AKSHI-t

Nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion (SPAK) për Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) rezulton se biznesmenit Ermal Beqiri ka blerë një jaht luksoz Predator 50 Skyfall në emër të Xhenila Tamizit. Po kush është Xhenila Tamizi? Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani. Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën. Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një...